A ka patur realisht Pellazgë?

Pellazgët mendohet se janë një popullsi e lashtë mesdhetare parailire dhe paragreke.

Përcaktimi i karakterit etnik të kësaj zone u shtrua si çështje që në lashtësi, si psh nga Straboni në shek.I para Krishtit.

Në shekullin XIX dhe në shekullin XX çështjen e  kanë rrahur gjuhëtarë, historianë e arkeologë që japin zgjidhje të ndryshme.

Gjatë Rilindjes Kombëtare pikëpamja se nga pellazgët e ka prejardhjen populli shqiptar u përkrah si mbështetje për të treguar lashtësinë e tij.

Pikëpamjet e sotme  më të rëndësishme përmblidhen në dy qëndrime kryesore:

1. Në Ballkan dhe në Mesdhe ka jetuar një popullsi e tejlashtë me emrin Pellazgë që shërbeu si bazë për formimin e popullsive të ndryshme të mëvonshme të kësaj treve;

2. Në kohën e tejlashtë në Ballkan dhe në Mesdhe nuk ka pasur as popullsi të njëjtë dhe as emër të njëjtë për të gjitha këto treva; prandaj  emërtimi Pellazgë është i pasaktë.

Në këtë rast popullsitë quhen para-ilire, para-greke dhe para-trake, pra përjashtohet mundësia e përcaktimit të karakterit të tyre etnik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne