Abbas: Ahed Tamimi simbol i rezistencës palestineze

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas tha se Ahed Tamimi, e cila u lirua sot, është simbol i rezistencës dhe i shtetit të pavarur të Palestinës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, WAFA, Abbas në zyrën e tij presidenciale në Ramallah ka pritur në takim palestinezen e guximshme Tamimi dhe nënën e saj Neriman.

Abbas me këtë rast ka thënë se “Rezistenca paqësore e popullit, është arma më e mirë për të kundërshtuar arrogancën dhe për t’i treguar botës barbarizmin e pushtuesve”.

“Ahed al-Tamimi është simbol i rezistencës paletineze”, tha Abbas duke shtuar se rezistenca popullore e treguar nga Tamimi, banorët e qytezës Nebi Salih dhe gjithë palestinezët është “dëshmi e asaj se populli palestinez do të mbetet besnik ndaj vendit të tij”.

Para takimit me presidentin Abbas, Ahed al-Tamimi dhe nëna e saj Neriman Abbas, të cilët u liruan sot në mëngjes, vizituan varrin e ish-Presidentit të Palestinës, Yasser Arafat.

Tamimi në një deklaratë tha se “gëzimi im është i mangët për shkak se në burgjet izraelite ende gjenden shumë gra palestineze”.

Qeveria izraelite sot liroi Ahed al-Tamimi dhe nënën e saj. Tamimi ishte dënuar me 8 muaj burgim.

Ajo në deklaratën e parë për gazetarët pas lirimit të saj tha: “Populli palestinez do të vazhdojë rezistencën deri në përfundimin e pushtimit të Izraelit”. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne