Abbas i bën thirrje shoqërisë ndërkombëtare për ta njohur Palestinën

Presidenti palestinez Mahmud Abbas u bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare ta njohin Palestinën dhe ta detyrojnë Izraelin të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme.

Sipas një komunikate me shkrim të bërë nga Presidenca, këshilltari i Presidentit për punët e jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Nebil Sha’s, gjatë samitit evopiano-arab të mbajtur në kryeqytetin Athinë të Greqisë, e lexoj mesazhin e Presidentit Mahmud Abbas.

Në mesazhin e tij, Abbas tha: “Izraeli vazhdon me përpjekjet për të hequr zgjidhjen me dy shtete dhe për të parandaluar një shtet palestinez me ndërtimet e paligjshëm të vendbanimeve”.

Ai nënvizoi “të drejtën e popullit palestinez” për të krijuar një shtet me kryeqytetin e tij në Jerusalemin Lindor dhe të drejtën e tyre për ti dhënë fund pushtimit izraelit, ndërsa shoqërisë ndërkombëtare u bëri thirrje për të njohur shtetin e Palestinës dhe ti bëjnë presion Izraelit për të ndaluar ndërtimet e paligjshme.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si “kryeqytet i pandarë dhe i përjetshëm” i shtetit hebre – një veprim, i cili nuk është njohur deri më sot nga bashkësia ndërkombëtare.

Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës morën fund në prill të vitit 2014 pasi Izraeli nuk pranoi të tërhiqet në kufijtë e vitit 1967, nuk njohu të drejtën e kthimit të palestinezëve të shpërngulur me dhunë dhe nuk ndaloi ndërtimet e vendbanimeve të jashtëligjshme hebreje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne