Abbas do të apelojë pranë OKB-së ndaj ligjit të Izraelit

Presidenti palestinez Mahmud Abbas bëri të ditur se do të apelohet ndaj ligjit kundërshtues të Izraelit të shtetkombit hebre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë mbylljes së mbledhjes së 29-të të Këshillit Qendror të Palestinës të Organizatës për Çlirimin e Palestinë (OÇP), Abbas tha se kundërshton ndërmjetësimin e SHBA-së për bisedimet e paqes të Palestinës dhe Izraelit dhe theksoi se nuk do të ketë takim me SHBA-në derisa të kthejë vendimin e saj për të njohur vendbanimet hebraike dhe Jerusalemin si kryeqytetin izraelit.

Duke nënvizuar se marrëveshjet e Oslos nuk do të vazhdojnë nëse situata aktuale vazhdon, ai i bëri thirrje Hamasit që të lejojë qeverinë e unitetit kombëtar të Palestinës të kryejë aktivitetet e saj në Rripin e Gazës.

Ligji i shtetkombit hebre i miratuar në Kuvendin e Izraelit parashikon dy modele të ndryshme të qytetarëve.

Sipas kësaj qytetarët arabë, të cilët përbëjnë 20 për qind nga 8 milionë banorët e Izraelit, do të bien në statusin e qytetarëve të klasës së dytë.

Në anën tjetër një numër i madh i palestinezëve, të cilët synojnë ta thyejnë rrethimin e Izraelit ndaj Gazës, janë nisur me barka në drejtim të kufirit detar të imponuar nga Izraeli.

Një numër i madh i palestinezëve pjesëmarrës në këtë protestë me 40 barka janë nisur në drejtim të kufirit në Detin Mesdhe.

Ndërkaq Izraeli si kundërpërgjigje mbylli për kalime vendkalimin kufitar Erez me përjashtim të atyre që kthehen në Gazë dhe për të sëmurët.

Bëhet e ditur se kohëve të fundit janë shtuar edhe sulmet e kolonëve hebrenj ndaj fshatrave dhe pronave të palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Kolonët hebrenj kësaj radhe sulmuan ullishtat dhe vreshtat e palestinezëve në afërsi të qytetin Ramallah.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) dhe njëkohësisht kryenegociatori Saib Ureykat kërkoi nga Hamasi ti jap fund përpjekjeve për arritje në marrëveshje për armëpushim të njëanshëm.

“Kurrë në histori nuk është parë që një grup i vetëm palestinez të negociojë armëpushimin me Izraelin”, bëri të ditur Ureykat, ndërsa shtoi se vetëm Organizata për Çlirimin e Palestinës është e autorizuar për këtë.

Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka pretenduar në arritje të një marrëveshjeje 6 pikëshe me Hamasin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne