Abbas: Kauza palestineze po përballet me komplote

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, deklaroi të dielën se kauza palestineze po përballet me komplote kundër saj.

“Kauza palestineze po kalon kohëra të vështira”, tha Abbas, pas vendosjes së një kurore lulesh në varrin e liderit ikonik palestinez, Yasser Arafat, në Ramallah të Bregut Perëndimor.

“Ata nuk e duan një shtet apo entitet për popullin tonë. Do të vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të drejtën e popullit palestinez, që vetë të vendos për fatin e tij, duke krijuar shtetin e pavarur”, tha ai.

Vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të zhvendosur selinë diplomatike amerikane në Kuds nga lokacioni i mëparshëm në Tel Aviv, shkaktoi kritika të shumta ndërkombëtare.

Që nga ajo kohë, palestinezët kanë refuzuar ndonjë rol për SHBA-të nën presidentin Trump në bisedimet e paqes me Izraelin, duke përmendur vendimin përderisa presidenti amerikan përgatitet të nxjerrë planin e paqes së premtuar prej kohësh nga administrata e tij.

Kujtojmë se më 11 nëntor të vitit 2004, Arafati ndërroi jetë në Francë në rrethana të paqarta, në moshën 75-vjeçare. Deri në ditët e sotme, mjekët nuk kanë mundur të përcaktojnë arsyen e saktë për vdekjen e tij.

Palestinezët nga ana e tyre akuzojnë Izraelin të kenë helmuar Arafatin, një akuzë të cilën Tel Avivi zyrtar e ka hedhur poshtë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne