nga Eva Bartlett.

Mediat e korporatave vazhdojnë të riciklojnë lajmet mbi urinë, armët kimike në luftën propagandistike në Siri. Në Siri nuk pati asnjeherë një “revolucion”. Në vend të tij ishte një luftë e paramenduar kundër Sirisë nga fuqitë e huaja (SHBA, Arabia Saudite, Katari, Turqia dhe Izraeli) të cilët armatosën madje edhe Al-Kaidën (diçka që Katari kohët e fundit e pranoi) .

Në mbështetje të konfliktit pati një propagandë shumë të fortë të miratuar nga mediat, personalitete të Hollivudit si dhe grupet e të drejtave të njeriut. Më poshtë kemi një përmbledhje të shkurtër nga disa prej personaliteteve më të dukshme të mashtrimit dhe dezinformacionit të luftës në Siri.

Shpëtimtarët e Al-Kaidës

Dokumentacioni i pakundërshtueshëm zbulon se grupi i njohur si Helmetat e Bardha të portretizuar si “neutralë, vullnetarë, shpëtues”, janë financuar mirë nga vendet perëndimore. Ata zhvillonin aktivitetin e tyre vetëm në zonat e Al Kaidës dhe ekstremistëve të tjerë si dhe kanë qenë të pranishëm për të pastruar ekzekutimet e kryera. Megjithatë, ne duhet të besojmë se ata kanë shpëtuar edhe civilë. Banorët e zonave të çliruara nga Al-Nusra dhe grupet e tjera i përshkruajnë ata si “mbrojtja civile e Frontit Nusra”.

Mediat e korporatave nuk u shqetësuan për të hetuar këtë konstrukt transparent të propagandës. Në vend të kësaj, ata lobuan për shpëtimtarët e Al-Kaidës për tu dhënë çmimin Nobel.

Ndërsa grupi nuk fitoi dot Nobelin në anën tjetër mori një Oskar me miratimin e aktorit George Clooney. Edhe pse ai është tepër i zënë nga të qenurit njeri i famshëm, ai me siguri nuk mund të pretendojë injorancën e tillë. Dikush habitet me atë se a do vashdojë akoma me mbështetjen e tij për shpëtimtarët e Al-Kaidës.

Zëdhënësi qesharak i terroristëve

Ish-komediani amerikan Bilal Abdul Kareem u përfshi me Al-Kaidën dhe “moderatorët” e tjerë në Alepon lindor, promovoi terroristët në transmetim dhe intervistoi terroristin sudit Abdullah Muhaysini. Megjithatë, mediat e korporatave si CNN e paraqitën atë si një burim “të pavarur” të informacionit të besueshëm mbi Sirinë.

Ndërsa Aleppo po çlirohej nga Al-Kaida me kompani, Abdul Kareem pretendonte se civilët nuk donin të kalonin në zonat e regjimit. Megjithatë, në shumë raste përpara çlirimit, civilët u përpoqën të iknin në zonat qeveritare. Në nëntor 2016 intervistova një familje që arriti të ikë së bashku me mbi 40 njerëz të tjerë. Kjo familje e veçantë e kishte provuar dy herë më parë largimin por ishte penguar me forcë nga të “moderuarit” në zonën e al-Halek të Aleppos.

Kur u ktheva në qershor 2017 në Aleppon lindor, fola me banorët që ishin kthyer përsëri kur u rivendos paqja. Unë gjithashtu pashë që spitalet kishin qenë të shndërruar në seli të terroristëve, bodrumet e të cilëve i kishin përdorur si burgje të gjykatave të sheriatit.

Pas dëbimit të Al-Kaidës dhe të “moderuarëve” të tjerë, mbi 100,000 njerëz nga Alepo lindor zgjodhën të qëndronin në zonat e siguruara nga qeveria, duke festuar çlirimin e qytetit të tyre.

Vdekje nga uria në Siri?

“Assadi po i vdes njerzit nga uria” temë e ricikluar për vite me radhë, nga Damasku në Aleppo dhe deri në Gutan lindore. Në vitin 2014, një muaj pasi qyteti i vjetër i Homsit gjeti qetësi, takova civilë që më thanë se terroristët u morën çdo kafshatë të fundit të ushqimit të tyre. Të njëjtën gjë dëgjova në Aleppo dhe po ashtu këtë qershor e degjova në Madaja dhe al-Waer të Homsit. Kur e vizitova Madajan, njerëzit më thanë: terroristët grumbulluan ndihmat ushqimore dhe frynë në mënyrë dramatike çmimet të cilat civilët nuk mund ti përballonin.

Pashë një fabrikë bombash, të futur pas një ndërtese si dhe mbetjet e ndihmave ushqimore të cilat Ahrar al-Sham dhe Al-Qaeda i kishin grumbulluar. Vizitova disa nga burgjet e tyre të improvizuara që përdoreshin për të torturuar dhe për të gjykuar civilët në gjykatat e Sheriatit. Në el-Waer jeta po rikthehej. Njerëzit folën mbi urinë e shkaktuar nga terroristët dhe për lehtësimin që erdhi si pasoje e rënies të sundimit të tyre të gjatë.

Kur “rebelët” gjuanin mortaja në zonat me civilë, gazetarët e korporatave thonin se ishte qeveria siriane autorja e krimit. Në një ditë të vitit 2016, kur dy mortaja goditën rrugën Castello të Aleppos më pak se 100 metra nga ku qëndroja pa helmetë dhe antiplumb, NY Times shkroi se ushtarët fajësuan “rebelët” dhe “grupet rebelë e mohuan atë”. Nuk pati asnjë mosmarrëveshje që predhat erdhën nga një zonë e Al-Nusras.

Në prill të vitit 2014 kur një shkollë fillore u bombardua nga terroristët në lindje të Damaskut, duke vrarë një fëmijë, BBC raportoi, “qeveria akuzohet për hedhjen e tyre në lagjet e kontrolluara prej saj.” Në një postim të kohëve të fundit në mediat sociale vura re këtë gazetari mashtruese. BBC mund ta kishte mësuar lehtësisht trajektoren e mortajave në fjalë se ato mund të vinin vetëm nga “të moderuarit” në lindje të Damaskut.

 

Channel 4 dhe mashtrimet e The Guardian

Në një hotel në Aleppo në korrik 2016 rastisa në ashensor me gazetarin e Channel 4, Krishnan Guru Murthy, pa e ditur se kush ishte ai. Më vonë do të bëhesha shumë e njohur me propagandën anti-siriane të Channel 4 ku Guru Murthy fshihte krimet e fraksioneve terroriste në Siri duke u mbështetur në Al-Kaidën dhe burime të tjera.

Guru Murthy prodhoi një raport ku përfshinte fraksionin Nour al-Din al-Zinki, të cilin ai e quajti “të moderuar”, edhe pse disa muaj më parë kishin prerë kokën e Abdullah Issas, një djali palestinez. Fillimisht nuk ishte një problem për Channel 4, por më vonë e hoqën videon inkriminuese.

Gati 11,000 civilë të vrarë nga bombardimet dhe snajperistët e “rebelëve”, nuk u cituan në Channel 4 ose nga raportet e tjera të mediave të korporatave.

Unë shkruajta për këto sulme dhe për ata 4,000 mjekë të Aleppos që u zhdukën nga sytë e mediave së bashku me spitalet dhe shkollat ​​e sulmuara nga “moderuarit”. Mediat e korporatave ishin të zënë duke kërkuar për “mjekët e fundit” në Aleppo.

Kur Krishan Guru Murthy në korrik 2017 u kthye në Aleppo dhe intervistoi deputetin Fares Shehabi, Guru Murthy refuzoi të “hyjë në histori” me gënjeshtrat e tij, aq më pak të pranonte se “moderatorët” për të cilët ai kishte bërë propagandë ishin vetë Al-Nusra.

Në prill të vitit 2016, Guardian raportoi se një sulm ajror sirian apo rus “shkatërroi plotësisht” spitalin Kuds në Sukkari, Aleppo. Guardian më vonë pretendoi se civilët po trajtoheshin në të njëjtin spital pas një sulmi me gaz klorin, duke mos hetuar fare që fabrika e vetme e gazit klorin në Siri ishte marrë nga Al-Nusra që në vitin 2012.

Gënjeshtra më origjinale për shkatërrimin e Al-kuds erdhi nga Médecins Sans Frontières, që pretendonin se Kuds ishte shkatërruar dhe ishte kthyer në gërmadha. “Meqenëse the Guardian ishte bashkëpjesëmarrës në riprodhimin e gënjeshtrës, pse the Guardian nuk shkoi së paku të shihte spitalin kuds pasi u qetsua Aleppoja? Unë e bëra.

Në qershor të vitit 2017 qëndrova brenda spitalit të paprekur. Ai nuk u shkatërrua kurrë.

Gjithashtu takova edhe djaloshin Omran Daqneesh, i cili sipas the Guardian u plagos nga një sulm ajror sirian apo rus në vitin 2016. Mohammad Daqneesh tha se djali i tij ishte plagosur lehtë, dhe jo nga një sulm ajror. Ai fajësoi mediat të lidhura me helmetat e bardha për përdorimin e djalit të tij në propagandë.
Omran Daqneesh

Omran Daqneesh  në Alepon e administruar nga qeveria siriane

 

Lufta e rreme e Amerikës kundër ISIS

Në qershor të vitit 2017, koalicioni i udhëhequr nga amerikanët sulmoi në mënyrë të paligjshme Sirinë, duke rrëzuar një aeroplan sirian. Amerika e bëri këtë pa dyshim për të mbrojtur forcat e saj përfaqësuese, kurdët të cilët Shtetet e Bashkuara po përdorin për të mos luftuar kundër ISIS, por për të destabilizuar Sirinë dhe për të kontrolluar fushat e naftës.

Në shtator 2016 koalicioni i udhëhequr nga SHBA zhvilloi një sulm gati një orë mbi një pozicion ushtarak sirian në Deir ez-Zor, duke bërë të mundur që ISIS të marrë kontrollin.

Në maj të vitit 2015 autokolonat e ISIS-it vazhduan rrugën përmes qindra kilometrave në shkretëtirë të hapur, duke zaptuar Palmiran e lashtë. Koalicioni i pajisur mirë me teknologji të lartë të udhëhequr nga SHBA, nuk bëri rezistencë, diçka që e acaroi shumë Robert Fiskun i cili vuri në dukje.

Amerika i ka “dorëzuar aksidentalisht” armë ISIS-it dhe ka kërkuar për një kohë gjatë formimin e një “principate selefiste” në Sirinë lindore, dmth shtetin islamik, sipas një dokumenti të deklasifikuar të DIA-s amerikane. Mund ta keni parë John Kerrin duke folur në shtator 2016 rreth asaj se si Amerika e shikonte ISIS-in tek lulëzonte. Fragmentet përfshijnë Kerrin duke thënë “Ne ishim duke shikuar. E pamë atë, se Daesh po rritej në forcë. Ne menduam se Assad ishte i kërcënuar.”

Terroristët ISIS shokë shtrati me Izraelin

Në korrik 2017, Washington Post raportoi për një sulm izraelit mbi Sirinë, duke cituar Benjamin Netanyahun të thoshte se kishin sulmuar Sirinë “dhjetëra” herë. Mint Press News njoftoi se Izraeli po u jepte trajtim mjekësor mbi 3,000 terroristëve. Një artikull i 21st Century Wire tha se preferenca e politikanëve izraelitë ishte për një fitore të ISIS në Siri.

Sipas Times of Israel, ISIS kishte hapur zjarr ndaj Izraelit dhe kishte kërkuar falje. Ky është grupi xhihadist ISIS i cili nuk e sulmon objektivin natyror, regjimin izraelit okupator të Palestinës, por në vend të kësaj bashkëpunon me të.

Kujtime të pabesueshme

Vajza tetë vjeçare e Aleppos Bana al-Abed, nuk di të flasë ose të shkruajë në gjuhën angleze dhe së fundi ka botuar mrekullisht kujtimet e saj. Për ata që nuk janë të njohur me shfrytëzimin e turpshëm të kësaj vajze nga nëna dhe babai i saj terrorist, kam shkruar në korrik 2017, duke vënë në dukje se: “Tregimi i Banas flet për një fëmijë të dashur që i bën njerzit që mendojnë ndryshe në mënyrë racionale për të pranuar pa kriter transparencën e luftës të propagandës retorike”.

Bana është promovuar nga shkrimtarja J.K. Rowling e cila ndan të njëjtin sponsor, Partneritetin Blair. Kritikët në Amazon tregojnë se njerëzit e mendimit nuk blejnë markën Bana, pavarësisht nga pamja e saj dhe fjalimi i përgatitur për fëmijët që vdesin nga bombat dhe uria (të cilin Kombet e Bashkuara e rishkruan, si cdo institucion i mirë dhe i besueshëm).

Shembujt e mësipërm nuk e mbulojnë propagandën e madhe të luftës në Siri, por ato shërbejnë si paralajmërime për të shqyrtuar se nga ku mediat e korporatave i marrin pretendimet e tyre dhe cilave agjenda u shërbejnë ato.
Informatë: Nuk është një axhendë për të sjellë paqe tek populli sirian. Ndoshta është koha që të fillojnë të na besojmë ne “propagandistëve rusë”: Ju tashme i njihni ata që në të vërtetë shkojnë dhe flasin me sirianët, në vend që të citojnë burimet e lidhura me Al-Kaidën.

Eva Bartlett është një gazetar i pavarur dhe aktiviste e të drejtave me përvojë të gjerë në Rripin e Gazës dhe në Siri./ Gazeta Impakt

burimi:rt

44