Abuzuan me detyrën, merren masa për 7 zyrtarë të AKU

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat pohoi se janë vendosur masa disiplinore për 7 zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, njëri prej tyre në Lezhë, pasi akuzohen se kanë shkelur detyrën.

Sipas ministres Task-Forca ka depozituar kallëzime penale për këto raste.

“Janë ushtruar kontrolle nga Antikorrupsioni në disa institucione në Lezhë, në spitali, AKU dhe drejtoria bujqësore e po këtij rrethi. Si rezultat i gjetjes së taks-forcës, janë rekomanduar 26 masa disiplinore për këta punonjës, prej të cilave 7 masa janë për largimin e tyre civil. Është rekomanduar largim civil për një punonjës të drejtësisë rajonale AKU, si dhe 6 inspektor të drejtorisë së AKU në Tiranë, që janë angazhuar në inspektime pranë kësaj drejtorie. Nga kontrollet janë konstatuar shkelje të rënda, ndaj task-forca ka depozituar kallëzime penale për këto shkelje”, -tha Gjonaj.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne