Ademi i përgjigjet Ramës: Sot takimi të dështoi! Kjo video tregon të vërtetën tënde

“Voltana Ademin nuk do ta merrja në punë as si magaziniere”.
Ky ishte sulmi që kryeministri Edi Rama i adresoi nga qendra e Shkodrës kryebashkiakes së këtij qyteti, Voltana Ademit.

Por pas akuzave të kryeministri, kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka zgjedhur të reagojë përmes një statusi në rrjetin e saj social dhe një video që ajo ka postuar.

Ademi shkruan se kryeministri prej kohësh tashmë i bën një pyetje vetes, sesi ka mundësi që ai bllokon çdo ditë projektet e saj dhe ati sërish vijojnë të kryhen.

Kryebashkiakja thekson se Rama është tallur dhe vazhdon të tallet me Shkodrën. E për këtë Ademi ka postuar një video që vërteton këtë pretendim që ajo ngre.

POSTIMI I VOLTANA ADEMIT:

Edi Rama sulmon Bashkinë Shkodër e thotë me vete: “Si ka mundesi!!!! Unë i bllokoj çdo gjë e keto çdo ditë po vazhdojnë të ndërtojnë e zbatojnë projekte!!!”

Në fakt, nëse ka një njeri që është tallur e po tallet me Shkodrën është Rama!

Shikoni kete video…

Tallje e Rames është kur thotë që bëme “Marubin”, e që në fakt e beri qeveria Berisha, por shiritin e preu Rama… E sa per liqenin e Shkodrës është projekti ynë, ëndrra që po realizojmë për të gjithë shkodranët.

Edhe pse sot në Shkodër solle autobuzë me turista nga Puka, Lezha e Kopliku, prapseprap, si pasojë e kesaj tallje, sot takimi te deshtoi!

Edhe pse ti kryemistër mashtron për gjithcka që flet dhe e urren Shkodrën, të premtoj se Shkodra historikisht êshtë drejtuar e do të drejtohet nga demokratët e njerëzit e lirë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne