Administrata amerikane vazhdon ta mbajë PKK-në në listën e “Organizatave të Huaja Terroriste”

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se organizata separatiste terroriste PKK do të mbetet në listën e Organizatave të Huaja Terroriste (FTO) që përpilohet çdo 5 vjet dhe në të cilën është përfshirë në vitin 1997.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, është vlerësuar edhe organizata terroriste PKK.

Në këtë komunikatë, ku theksohet se PKK-ja është e përfshirë në listën e organizatave terroriste për më shumë se 20 vjet, u rikujtua se ShBA-ja gjatë kësaj kohe së bashku me Turqinë dhe aleatët bashkëpunon kundër kërcënimeve të PKK-së.

“Shtetet e Bashkuara demonstrojnë një angazhim të fortë me partnerin dhe aleatin tonë në NATO, Turqinë, në luftën kundër terrorit, përfshirë edhe luftën kundër financave për operacionet e PKK-së në Evropë dhe vendet e tjera. Vendimi i sotëm është tregues për popullin amerikanë dhe shoqërinë ndërkombëtare se PKK-ja mbetet në listën e organizatave terroriste. Gjithashtu PKK-ja prej vitit 2001 e këtej është e përfshirë edhe në listën Speciale të Terrorizmit Global që është një shtojcë e listës së Organizatave të Huaja Terroriste”, thueht në komunikatë.

Grupet e huaja, të cilat janë të përfshira në listën e terrorit nga Departamenti amerikan i Shtetit, vlerësohen njëherë në 5 vjet. Vlerësimi i fundit për organizatën separatiste terroriste PKK ishte bërë në vitin 2013 dhe ishte vendosur që kjo organizatë të mbetet në të dy listat./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne