Adnan Oktar i njohur si “Harun Jahja” përballet me gjykatën pas akuzave të një prindi

Një gjykatë turke lëshoi ​​një urdhër të përkohshëm kufizues kundër personalitetit televiziv dhe liderit fetar, Adnan Oktar dhe një nëne të dy vajzave të reja, babai i të cilave akuzon Oktarin për lavazh truri ndaj vajzave të tij.

Elvan Koçak me banim në Austri ishte divorcuar nga gruaja e tij Gülperi K vite më parë për përkushtimin e saj ndaj Oktarit. Ai tha për një stacion televiziv turk se dy vajzave të tij adoleshente u ishte bërë trushpëlarje nga Adnan Oktari.

Në një intervistë për Akit TV, babai 44-vjeçar me lot në sy tha se nuk ka qenë në gjendje të kontaktojë me vajzat e tij Şeyma dhe Büşra Koçak për shtatë muaj dhe vetëm kohët e fundit mësoi se ato ishin nën influencën e rrethit të Oktarit. Ai tha se miqtë e tij e njoftuan pasi kishin parë dy vajzat e tij të moshës 19 dhe 17 vjeç në një transmetim të drejtpërdrejtë të shfaqjes televizive të Oktarit, ku ndër të tjera i kishin thënë se vajzat e reja e kishin tepruar pamjen e tyre me shumë kozmetikë.

Elvan Koçak tha se vajzat e tij i kishin prerë me të kontaktet dhe ai ndërkohë u bëri thirrje autoriteteve turke për ta ndihmuar.

Prokuroria e Anadollit filloi një hetim kundër Oktarit dhe Gülperit me akuza për “privimin e lirisë” dhe kërkoi një urdhër mbrojtjeje për babain dhe dy vajzat. Gjykata lëshoi ​​një urdhër kufizues gjashtë-mujor kundër Oktarit dhe Gülperit dhe gjithashtu i dha kujdestarinë e vajzës 17-vjeçare babait të saj.

Gjatë programeve të tij, Oktar paraqitet i rrethuar me vajza të reja dhe djem të pashëm. Në këto programe të televizionin e tij A9 ai flet dhe gërmon për çdo gjë, që nga teoria e evolucionit deri tek situatat shtet brenda shtetit. Ai thërret mjaft vajza të reja në shfaqjen e tij të quajtur “kotelet”. Kritikët pretendojnë se ai i bën lavazh trurit të djemve dhe vajzave të e reja nga familjet e pasura për ti afruar në kultin e tij, një pretendim që ai e ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

62 vjeçari Oktar, i cili njihet kryesisht për seritë e librave të shkruar nën pseudonimin “Harun Yahya”, për herë të parë zuri vend në faqet e para të lajmeve dhe gazetave në vitet 80 kur u arrestua për promovimin e teokracisë. Një gjykatë e shpalli atë të sëmurë mendërisht dhe pas vendimit kaloi 10 muaj në një çmendinë. Në vitin 1995 ai themeloi një fondacion dhe filloi të botonte shumë libra. Në vitin 2011 emisionet e tij televizive nxitën mjaft polemika. Emisionet me fjalimet e tij të shoqëruara me referenca fetare dhe kercimtare me veshje jo të hijshme kanë marrë shpeshherë shumë ankesa dhe kritika nga mbikëqyrësi televiziv i vendit./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne