Adoleshentja palestineze e burgosur për një shuplakë humbet apelin, ngelet përsëri në burg

Një adoleshente palestineze e cila u burgos pasi qëlloi me shpullë një ushtar izraelit afër shtëpisë së saj në Bregun Perëndimor të pushtuar e humbi kërkesën në apel të mërkurën për një lirim të hershëm, thanë përkrahësit e saj.

Rasti i Ahed Tamimit tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare kur u shfaqën pamjet e goditjes së saj me shpullë ndaj një ushatri izraelit afër shtëpisë së saj në Bregun Perëndimor në muajin dhjetor.

Tamimi u arrestua më vonë dhe e pranoi veprën e kryer. Ajo u dënua me tetë muaj burg, i cili përfundon në mezin e muajit korrik.

Të mërkurën, një komision izraelit i mbledhur për lirim me kusht e kundërshtoi apelimin e bërë nga 17 vjeçarja për lirimin e parakohshëm, tha zëdhënësi i një grupi që përkrah atë.

Konfirmim të menjëhershëm mbi vendimin nuk ka pasur nga pala izraelite. Videoja e konfrontimit të Tamimit me ushtarin izraelit u bë mjaft e njohur. Sipas palestinezëve që e njihnin Tamimin, ajo vazhdimisht u kërkonte ushtarëve që të largoheshin nga toka e saj, e cila konsiderohet e okupuar sipas ligjit ndërkombëtar.

Ditën që ndodhi ngjarja, më herët gjatë ditës, një kushëri i saj ishte qëlluar në kokë me arme zjarri nga ushtarët izraelitë, thanë avokatët e saj.

Kritikët e Izraelit e kanë kundërshtuar dënimin e saj prej tetë muajsh duke e krahasur me dënimin prej nëntë muajsh burg që kreu një ushtar izraelit i cli kishte plagosur dhe vrarë një të ri palestinez./AFP/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne