Afganistan, 13 të vdekur nga shpërthimi në tubimin parazgjedhor

 Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën në një sulm me bombë që ndodhi sot në një tubim parazgjedhor në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit në provincën Nangarhar, Ataullah Hogyani, për AA tha se një vetëvrasës me bombë hodhi veten në erë para masës së tubuar në një tubim parazgjedhor të kandidatit për deputet në Parlament, Nasir Mohmand.

Burimi i njëjtë njofton se nga shpërthimi jetën e kanë humbur të paktën 13 persona ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.

“Në mesin e të plagosurve ka shumë në rrezik për jetën dhe druajmë se bilanci i të vdekurve mund të rritet”, tha Hogyani.

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Zgjedhjet parlamentare në Afganistan do të mbahen më 20 tetor. Bëhet fjalë për zgjedhje të cilat duhej të mbaheshin para tre vitesh, por për shkak të krizës politike dhe të sigurisë janë prolonguar.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne