Afganistan, vritet Omer Hattab, një nga krerët e Al-Kaedës

Në operacionin e përbashkët të forcave të NATO-s dhe të forcave afgane të sigurisë është vrarë Omer Hattab, njëri nga krerët e organizatës terroriste Al-Kaeda.

Nga shërbimet afgane të inteligjencës, Drejtoria Nacionale për Siguri (NDS) u njoftua se operacioni është kryer në rajonin e provincës jugore Zabul, Gazne dhe Paktiya.

Nuk është konfirmuar lokacioni i saktë ku është vrarë Hattab. Ata theksuan se kanë qëlluar pesë kampe të organizatës, duke vrarë 80 pjesëtarë të Al-Kaedës, ndërsa 27 janë kapur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne