Afrika e Jugut do të mbështesë Maduron

Republika e Afrikës së Jugut ka njoftuar se do të vazhdojë të njohë Nicolas Maduro si president të Venezuelës.

Përfaqësuesi i përhershëm i Afrikës së Jugut në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jerry Matjila tha se Maduro është zgjedhur në zgjedhjet presidenciale në përputhje me ligjin dhe do të vazhdojnë ta njohin si president të Venezuelës.

Matjila gjithashtu tërhoqi vëmendjen në nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose problemet në mënyrë paqësore, pa ndërhyrje të jashtme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne