Afrika Qendrore, 20 të vrarë nga sulmi ndaj një xhamie

Të paktën 20 persona u vranë në një sulm ndaj një xhamie në Republikën e Afrikës Qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime lokale thonë se një grup i personave të armatosur ishte futur në xhami në qytetin Kemba në juglindje të vendit.

Përfaqësuesi i komunitetit musliman në vend, Abdurrahman Bonou pohon se sulmin e kanë kryer pjesëtarët e grupit anti-Balaka. Sipas tij, militantët rrethuan xhaminë dhe vranë të paktën 20 muslimanë.

Në lagjen Bangui, ku jetonin viktimat e sulmit u shpall një ditë zie.

Përfaqësuesi i komunitetit musliman në qytet, Ousman Mahamat paralajmëroi se urrejtja është e përhapur në mesin e komuniteteve të ndryshme në vend.

“Në këtë luftë nuk ka fitues apo humbës, vëllezërit tanë po vriten pa kuptim”, tha ai.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Republika e Afrikës Qendrore është një nga vendet me gjendjen më të rëndë humanitare në botë. Çdo i dyti person është në nevojë.

Konfliktet në Republikën e Afrikës Qendrore filluan në vitin 2013 kur rebelët Seleka përmbysën presidentin që ishte i krishterë. Konfliktet sektare vazhduan, pavarësisht vizitës së Papa Françeskut në vitin 2015 dhe apelit të tij për paqe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne