Afrini, qendra e sulmeve terroriste kundër Turqisë

Sipas informacioneve të siguruara në dy vitet e fundit, nga rajoni i Afrinit, ku strehohen anëtarët e organizatës terroriste YPG/PYD/PKK, drejt postave kufitare turke janë kryer dhjetë sulme në Hatay dhe dy në Kilis.

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar një numër të madh të terroristëve duke u kundërpërgjigjur ndaj këtyre sulmeve në përputhje me rregullat e angazhimit.

Në Hatay kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë

Si pasojë e dhjetë sulmeve të kryera nga terroristët përtej kufirit, konkretisht ndaj Hatay-it fqinj me Sirinë, dy ushtarë kanë rënë dëshmorë, ndërkohë që një postë kufitare është dëmtuar.

Më 10 shtator të vitit 2015, nga lokacioni i kujdestarisë i këmbësorëve të Postës Kufitare në Xhilvegëzy (Cilvegözü), që vepron në kuadër të Komandës së Regjimentit të Këmbësorisë Kufitare në Hatay, u morën pamje të pjesës siriane. Gjatë zjarrit të hapur nga Siria, u lëndua një ushtar, i cili po patrullonte. Ushtari i plagosur ndërroi jetë megjithë ndërhyrjet që iu bënë në spital.

Kundër Postës Kufitare “Erol Çavush”, e lokalizuar në kufi, më 8 shtator të vitit 2016, nga i ashtuquajturi “kantoni i Afrinit” në Siri u hap zjarr me armë automatike. Në kuadër të parimit të vetëmbrojtjes, pasoi kundërpërgjigjja me armë automatike.

Më 27 prill të vitit 2017 e njëjta postë u sulmua me armë snajper të tipit “Zagros”.

Kundërpërgjigje me artileri pati dhe më 20 tetor të vitit 2016 ndaj pesë predhave të mortajës që ishin hedhur nga anëtarët e organizatës terroriste YPG/PYD/PKK në një terren të pabanuar në përgjegjësinë e Postës Kufitare “Güntepe” të Hatayit. Pas ngjarjes, në të cilën nuk pati viktima dhe dëme materiale, forcat turke goditën me artileri (obusë të tipit “Furtuna”) objektivat terroriste të identifikuara më herët.

Më tej, si pasojë e zjarrit të hapur më 22 mars të vitit 2017 nga një snajper i rajoneve të pushtuara nga organizata terroriste YPG/PYD/PKK, u vra në krye të detyrës Hüseyin Koroç, i caktuari me detyrë nga Komanda e Postës Kufitare “Bükülmez” të qytetit Reyhanlı ndërsa ishte duke mbajtur shërbimin.

Këtij sulmi, në kuadër të vetëmbrojtjes, forcat turke iu kundërpërgjigjën me të shtëna artilerie.

Më 26 prill dhe 30 qershor në Postën Kufitare “Gökhan” të lokalitetit Hassa të Hatayit ndodhën sulme ajrore dhe goditje provokuese nga toka. Sulmi nuk shkaktoi humbje në njerëz apo të plagosur, edhe pse ndërtesa e postës pësoi dëme materiale.

Posta kufitare u sulmua edhe me raketë antitank. Nga ky sulm në postë nuk pati viktima, megjithatë, forcat e sigurisë kufitare u kundërpërgjigjën me artileri ndaj zjarrit të hapur nga territoret e kontrolluara nga YPG/PYD/PKK.

Më 27 prill të vitit 2017, terroristët ndërmorën 30-40 gjuajtje me armë automatike ndaj Postës Kufitare në Halepli, që vepron në kuadër të Komandës së Regjimentit të 2-të Kufirit, Brigadë e 39-të e Këmbësorisë së Mekanizuar, dhe pesë goditje me artileri ndaj automjetit të mekanizuar ZMA, që ishte lokalizuar në rajonin e postës kufitare “Ufuk”.

Një ushtar u plagos si pasojë e sulmeve në Kilis

Organizata terroriste YPG/PYD/PKK ka bërë dy sulme edhe ndaj postave kufitare në Kilis.

Më 15 shkurt të vitit 2016, pas gjuajtjes me mortajë në drejtim të zonës ushtarake që gjendet nën përgjegjësinë e Postës Kufitare “Demirëshëk (Demirışık), njësitë e TSK-së të vendosura në vijën kufitare goditën me obusë “Furtuna” ndaj objektivave të YPG/PYD/PKK-së në Azez të Halepit.

Si pasojë e sulmeve provokuese nga terroristët në Afrin në drejtim të Postës Kufitare “Saatli”, e varur nga Komanda e Batalionit të 3-të të Këmbësorisë së Kufirit, u plagos një ushtar që gjendej në vendrojë.

Pjesëtarët e forcave turke të dislokuara në rajon u kundërpërgjigjën sipas rregullave të angazhimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne