Agjenda perandorake e SHBA-së me luftëra të pafundme do të vazhdojë e pandryshuar

Stephen Lendman është një gazetar i pavarur amerikan, redaktor dhe kontribues i librit ” Shënjestra mbi Ukrainë: Si oreksi i SHBA për hegjemoni rrezikon fillimin e Luftës së Tretë Botërore”.

Ai në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, thekson se ka një rrezik serioz të konfrontimit midis SHBA dhe Rusisë dhe nëse ka një konfrontim, ekziston rreziku që ai të mund të kthehet n luftë bërthamore. “Unë jam shumë i frikësuar. […] Unë e kuptoj se çfarë po ndodh tani dhe jam i tmerruar që ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore me atë që unë e quaj aksident apo dizajn”, thotë Lendman duke shtuar: “Luftënxitësit në Uashington – republikanët dhe demokratët jodemokratikë, përfshi edhe një të ashtuquajtur progresiv si Bernie Sanders, që është armiqësor ndaj Rusisë, Kinës dhe Iranit, janë organizata për luftë dhe për kundërshtim të paqes. Edhe Bernie Sanders është në anën e gabuar të këtyre çështjeve. Asnjë nga këto tre vende nuk e mbështet luftën. Në Lindjen e Mesme, Irani është vendi kryesor përkrahës i paqes por ky rol i tij nuk njihet kurrë për shkak të propagandës perëndimore kundër Iranit. Rusia është absolutisht për paqe, Kina është për paqen. Rusia, Irani apo Kina nuk kanë sulmuar ndonjë vend tjetër”. Duke folur për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, ky gazetar amerikan thekson: ” Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë pas njoftimit të Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe mbi tërheqjen e 7 mijë trupave amerikane nga Afganistani, por ajo që di unë është se axhenda imperiale e Amerikës mbetet e pandryshuar. Pra, nëse ekzistojnë trupa në Siri, ose nëse ato janë të dislokuara në Irak ose diku tjetër në rajon, apo çfarëdo tjetër që Trump mund të bëjë, axhenda perandorake e Amerikës që nxit luftëra të pafundme do të vazhdojë të mbetet e pandryshuar. Axhenda perandorake e Amerikës vazhdon, asgjë nuk do të ndryshojë nëse Mattis është në detyrë ose dikush tjetër. Pa marrë parasysh se kush është në pushtet në SHBA, nëse Trump është Presidenti apo dikush tjetër, axhenda imperiale e Amerikës që nxit luftëra të pafundme dhe agresion do të vazhdojë. Dhe është shumë e rrezikshme sepse mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, dhe nëse ndodh kjo, do të ishte një skenar i fundit të botës. Ne të gjithë do të shkatërrohemi”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne