Raportet e mediave italiane sugjerojnë se Juventusi ka dërguar agjentet në ndeshjen e së shtunës Porto-Benfica në mënyrë që të shikojnë Yacine Brahimin.

Mesfushori 27-vjeçar me tipare sulmuese thuhet të ketë qenë një objektiv i gjatë i transferimeve për Bianconerët.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, përfaqësues nga klubi Bianconer ishin të pranishëm për të parë nga afër lojën e Brahimit.

Porto mori një barazim 1-1 ndaj Benficas në Estadio da Luz, me Brahimin që luajti për ‘Dragonët’ deri në minutën e 87.

Algjeriani e lindur në Francë filloi karrierën e tij të lartë me Rennes në Ligue 1 para se të lëviz për në La Liga me Granada, pastaj duke u bashkuar me Porto në vitin 2014 për një tarifë rreth 6.5 milionë euro.

Ndryshe, Juventusi kishte parë edhe një herë nga afër cilësitë e mesfushorit, pasi ishin ndeshur në kuadër të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve./ Bota Sot

64