Agjërimi ngadalëson sëmundjet degjenerative, të hollon trupin dhe mbron trurin

Shkruan Beqir Krasniqi

Eksperti në mungesën e ushqimit, shkencëtar në Institutin për Mplakjen, dhe profesor i neuroshkencës në Shkollën e Medicinës John Hopkins Mark Mattson, me dekada ka studiuar efektin që ka agjërimi në shëndetin mendor, fizik, dhe në mplakjen. Ai konsiderohet poashtu ekspert kryesor në fushën e Alzheimerit dhe hulumtimit të trurit, dhe është një avokat i madh për të zvogëluar ushqimet.

Vetë Mattsoni han vetëm një herë në ditë, dhe thotë se për shkak të kësajë, ai ka shum energji, qartësi mendore, dhe fokusim, së bashku me nivele të larta të produktivitetit.

Shum njerëz, në të gjithë botën, që janë pjesëmarrës në forma të ndryshme të agjërimit, kanë shëruar një gamë të gjerë ankesash të shëndetit, që nga diabetisi (sëmundja e sheqerit), obeziteti (ose ntrashja), dhe sëmundjet e zemrës.

Tani edhe një numër i mjekëve kanë deklaruar me entuziazëm – duke i vlerësuar përfitimet e praktikës së agjërimit. Por në Perëndim, ku qasja në ushqim është e bollshme, dhe madje ndoshta edhe e tepruar, mendimi për të shkuar pa ushqim, shihet si dicka dobësuese, e pakëndshme, dhe vështirësi e panevojshme. Dhe vetëm tani kur ne po përballemi me normat e ngritura të rasteve të kancerit, dhe me një goditje therrëse e të pakëndshme nga sëmundja e Alzheimerit, kurioziteti ynë po na e përqëndron vemendjen, për një vështrim në këtë praktikë – që në dukje jo fort mbresë-lënëse, por që premton më shum se shëndet të jashtëzakonshëm.

PSE TË AGJËROJMË ?

Kur ne e shqyrtojmë se si trupat tonë kan evoluar, agjërimi ka mjaft kuptim në disa nivele. Natyrisht, që dyqanet ushqimore dhe qasja në ushqim 24 orë në ditë dhe 7ditë në javë, nuk është se si ne jemi zhvilluar si njerëz. Një skenar më realist përfshinë mungesat e ushqimit – sidomos gjatë stinëve të motit të ashpër. Dimrat dhe pranverat tradicionalisht kan qenë më të liga në ushqim, dhe kan qenë stinët kur organet tona të brendëshme janë përshtatur me një futje më të ulët të kalorive në trup, dhe kjo përshtatje e ka përfshirë edhe trurin. Dhe ashtu si e spjegon edhe Mattsoni:

“Etërit tanë padyshim se kan shkuar pa ushqim për disa kohë, por ato kohë nuk kan qenë aq të gjata që atyre u ka munguar furnizimi i rregullt me ushqim. Kur ju jeni të uritur dhe kërkoni ushqim, truri juaj është me të vërtetë i angazhuar. Individët, truri i të cilëve është përshtatur më mirë për të gjetur ushqim, dhe të cilët kan mundur të mbajnë mend më mirë se ku janë burimet ushqimore – janë edhe ata që kanë mbijetuar më mirë”.

Kur ne agjërojmë, kemikaljet e mesazheve që veprojnë në nivelin qelizor janë të stimuluara, gjë që e nxitë rritjen e qelizave të trurit. Derisa këto neurone rriten, një mekanizëm mbrojtës fillon dhe truri ynë bëhet më i qëndrueshëm ndaj dëmeve të shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit, apo depozitimit të proteinave që i përkeqësojnë rastet e sëmundjes së Alzheimerit.

Që prej kohësh ka qenë e njohur se agjërimi ka një ndikim pozitiv në ata që vuajnë nga krizat epileptike, dhe shkencëtarët besojnë se mungesa e kalorive, shkakton një proces brenda trurit që ndihmon për të qetësuar sinjalet me tepër gulshim të cilat truri i njeriut epileptik i tregon. Edhe truri normal por i ushqyer tepër, shfaqë një lloj tjetër gulshimi të pakontrolluar, i cili në fund çon në dëmtim në funksionin e trurit.

Kur agjërojmë, [ketonet] prodhohen – që janë një lloj acidi që krijohet kur trupi fillon të përdorë dhjamin e vet – në vend të karbohidrateve për energji. Kështuqë, tash në vend të glukozës, ketonet sigurojnë një alternative për karburant më pak të dëmshëm për trurin.

Agjërimi gjithashtu e rritë numrin e mitoqondrive në qelizat nervore, duke krijuar më shum energji në këtë proces, dhe përmirëson faktorët e të mësuarit dhe të kujtesës poashtu.

Nëse përmirësimi në funksionin e trurit nuk është i mjaftueshëm për të ju, që ta provoni agjërimin, atëhere konsideroni që kjo praktikë edhe mund të ulë ndjeshëm rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës – dhe madje edhe mund ta zmbrapsë diabetisin (sëmundjen e sheqerit) në fazën fillestare.

SI AGJËRIMI MUND TA REVOLUCIONARIZOJË SHËNDETIN

Mjeku mbipeshë dhe para-diabetik, Dr. Michael Mosley, kishte vendosur të heq dorë nga regjimenti standard farmaceutik, dhe në vend të kësajë, të kërkojë një zgjidhje për çështjet e tija shëndetësore diku tjetër. Ai tregon:

“Unë fillova s’pari duke u kujdesur në kufizimin e kalorive, dhe pashë se zbulimi ishte me të vërtetë i madh, dhe pothuajse kjo është e vetmja gjë që ta zgjatë jetën”, i tha mjeku Mosley gazetës Huffington Post. “Problemi është vetëm që agjërimi duket i vështirë për ta bërë – unë, në fillim, nuk mund ta imagjinoja veten të mos ha gjëra kur jam i uritur – kur kam filluar të provojë agjërimin me intervale, si një mënyrë për të kontrolluar kaloritë”.

Mjeku Mosley para se ta provonte vet, kishte kaluar disa muaj duke e studjuar shkencën prapa agjërimit – si një metodë për të ndryshuar në mënyrë drastike marrjen e kalorive – dhe përfundimisht vendosi ta testoi këtë qasje në veten e tijë. Derisa eksperimenti i tijë përparoi në më shum se tre muaj agjërim me ndërprerje, ai kishte humbë rreth 5 kilogram dhjam, kishte vrejtur se kolesteroli i tijë ishte normalizuar, dhe cka ishte edhe me shum rëndësi – rezistenca e tijë ndaj insulinës ishte zhdukur krejtësisht (pra, smundja e sheqerit ishte zmbrapsur).

INDUSTRIA USHQIMORE DHE AJO FARMACEUTIKE JANE KUNDER AGJERIMIT

Kaherë reklamohet nga industria ushqimore për të mbajtur modelin e ngrënjes tri here në ditë – plus disa gjëra ndërmjet, sepse është një shumë e madhe e parave të përfshira këtu. Kurse, poqese njerzit e anashkalojnë madje edhe vetëm një racion – ajo do të u humbasëte para… Po industritë farmaceutike? Çka nëse njerëzit e bëjnë agjërimin me intervale praktikë të tyre të përhershme, bëjn stërvitje periodike, dhe do të jenë shumë të shëndetshëm? A do të bëj industria farmaceutike para në njerëz të shëndetshëm ? Mendja me ta marrë se jo!/ kp

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne