Imam Ahmed Kalaja ishte njëri nga protagonistët e videos që së bashku me futbollistin Lila bënë shaka për priftërinjtë grekë. Ai ka reaguar pasi Lila u fal nga prifti i Janinës. Hoxhë Kalaja shprehet i turpëruar nga situata e krijuar pas publikimit të asaj videoje, për “dashakeqësinë e disa shqiptarëve”.

Kalaja ka shpërndarë në facebook-un e tij postimin e Lilës me klerikun grek Maksim, teksa e falënderon duke shkruar: “Krenar me ty. I turpëruar nga dashakeqësia e disa shqiptarëve, i mahnitur nga zemërgjerësia e fqinjëve. Faleminderit”.

219