Akademikët kërkojnë depolitizimin e institucioneve të Maqedonisë

Qeveria e re si sfidë serioze para vetes ka procesin e vështirë dhe afatgjatë për departizimin e institucioneve dhe përmirësimin e sundimit të së drejtës, vlerësojnë akademikët dhe profesorët e Maqedonisë.

Për profesoreshën Besa Arifi, hapi i parë duhet të jetë vendosja para përgjegjësisë e të gjithë personave që paraprakisht në institucione kanë kryer vepra penale dhe abuzim të detyrës.

Kurse për kryetarin e Akademisë së Shkencave, Taki Fiti, edhe pse departizimi nuk mund të ndodhë shpejt, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të veprohet menjëherë.

Ai konsideron se qeveria duhet të veprojë në tre drejtime, në sistemin gjyqësor, sundimin e të së drejtës dhe sistemin e dobët të arsimit.

“Institucionet janë të dobëta që nga fillimi i tranzicionit e deri më sot, me atë që kohëve të fundit ka përkeqësim, partizim, institucione të kapura, suptituim të funksionit të tyre kyç dhe rolit të partive në pushtet, përzierje të madhe të politikës gjatë veprimit si dhe është rrënuar pavarësia dhe mëvetësimi i tyre”, tha Fiti.

Kurse ish kryetari i Parlamentit, Stojan Andov vlerësoi se duhet të ketë më shumë debate shkencore, që të ndihmohet qasja e legjislacionit dhe raporti me organizimin partiak të shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne