Në një organizim të Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Podgoricë po mbahet paneli me temë diskutimi “Historia e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Turqisë”.
Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Turqisë kanë kaluar nga dashuria deri tek urrejtja. Islami nuk është imponuar me forcë ndërkaq marrëdhëniet kanë për bazë bashkëpunimin e gjatë tash pesë shekuj e gjatë kësaj periudhe ka pasur luftëra, marrëdhënie tregtare dhe bashkëpunim u tha në panel.
Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip, tha se Turqia feston sot (30 gusht 2018) 96-vjetorin e Ditës së Fitores dhe ditën e Forcave të Armatosura Turke. Ai nënvizoi se “para 96 vitesh populli dhe ushtria jonë kanë korrur fitore duke shkruar faqe të arta të historisë tonë”. Kjo forcë që kemi arritur na mundëson që të veprojmë fuqishëm me sfidat, me të cilat ballafaqohemi në ditët e sotme dhe kjo na mban të bashkuar,- veçoi ambasadori Galip.
Koordinatori i TIKA-s për Malin e Zi Zoti Enver Resuloğulları, kujtoi 500 vitet e bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Turqisë. Ne dëshirojmë që përmes këtyre takimeve të tregojmë rrjedhën e zhvillimit të marrëdhënieve tona, e ekspertët e angazhuar në këtë panel do të rrëfejnë marrëdhëniet historike para dhe pas Kongresit të Berlinit si dhe ato pas shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi.
Akademiku dhe profesori në Universitetin e Malit të Zi, Sherbo Rastoder në fjalën e tij tha se për momentin në arkivat e Turqisë gjenden së paku 70.000 dokumente që kanë të bëjnë me Malin e Zi. Ai ka shtuar se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Turqisë kanë kaluar nga dashuria deri tek urrejtja. Gjatë kësaj periudhe ka pasur luftëra, bashkëpunim, marrëdhënie tregtare dhe ndërtime. Duke