Akar në Gjermani: YPG/PKK është një prej pengesave më të mesha të marrëdhënieve Turqi-SHBA

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se në zonën e sigurt, që do të krijohet në lindje të lumit Eufrat në Siri, nuk duhet të jetë organizata separatiste terroriste YPG/PKK dhe siguria e zonës duhet të vendoset nga ana e Turqisë.

Ministri Akar mori pjesë në seancat e ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Hulusi Akar u takua veç e veç me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, Përfaqësuesin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Jeffrey dhe disa senatorë amerikanë.

Në këto takime ai bëri të ditur se një prej pengesave më të mëdha përpara marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është organizata terroriste PKK/YPG.

Ai u shpreh gjithashtu se kjo organizatë nuk përfaqëson kurdët.

“Kurdët janë vëllezërit tanë. Objektiva jonë e vetme janë terroristët. Disa e cilësojnë PKK-në si kurdë. Kjo është shumë e gabuar. Terroristët e PKK-së nuk përfaqësojnë vëllezërit tanë kurdë. Nuk duhet harruar se PKK-ja dhe YPG-ja është e njëjtë. Për këtë arsye, nxjerrja e organizatës terroriste YPG nga rajoni është një çështje shumë e rëndësishme për kufijtë dhe sigurinë e popullit tonë. Në zonën e sigurt, që do të shtrihet në një vijë kufitare prej 440 kilometrash në lindje të Eufratit, nuk duhet të jetë organizata terroriste YPG dhe siguria e zonës duhet të vendoset nga ana e Turqisë”.

Ministri Akar theksoi se Turqia nuk do të lejojë kurrë krijimin e një korridori terrorist përgjatë kufirit të saj jugor dhe pretendimeve se Turqia është larguar nga Perëndimi, iu përgjigj duke thënë: “Turqia nuk është larguar nga perëndimi dhe vazhdon të përmbushë pa mangësi të gjitha përgjegjësitë e saj me në krye ato në NATO”.

Kurse në lidhje me blerjen e sistemeve të raketave S-400 nga Rusia, Akar tha: “Kjo nuk është një zgjedhje por domosdoshmëri” dhe vijoi duke bërë të ditur se Turqia është e detyruar të mbrojë veten nga kërcënimi që i vjen nga ajri dhe raketat dhe në këtë çështje vazhdojnë bisedimet me vendet aleate për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes Patriot dhe SAMP-T./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne