Akar në Kosovë: Të heqim pengesën e FETO-s mes nesh

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se marrëdhëniet e mira të Kosovës dhe Turqisë janë të rëndësishme dhe shtoi: “Le të heqim me shpejtësi pengesën mes nesh të organizatës terroriste gyleniste FETO. Duhet të shpëtojmë sa më parë”.

I ndodhur për vizitë zyrtare në Prishtinë, Akar u takua me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.

Pas takimit kokë më kokë të dy ministrat kaluan në takim ndërmjet delegacioneve.

Berisha e falënderoi Akarin për vizitën dhe u shpreh për miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Ai theksoi se Turqia është gjithmonë pranë Kosovës dhe shprehu dëshirën për rritjen edhe më shumë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Akar nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai shprehu besimin se vizitat reciproke do të zhvillojnë edhe më shumë marrëdhëniet e mira ekzistuese dhe tha se është e nevojshme që të vazhdojë duke u rritur bashkëpunimi në fushën ushtarake, politike dhe industrisë së mbrojtjes.

Ai ndaloi edhe në rëndësinë e luftës kundër FETO-s dhe tha: “Le të heqim me shpejtësi pengesën mes nesh të organizatës terroriste gyleniste FETO. Duhet të shpëtojmë sa më parë”.

Pas takimit, nga ana e Ministrit Akar dhe Berisha u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak dhe Protokolli i Zbatimit të Ndihmës Monetare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne