Akar në mbledhjen e NATO-s: Nuk tolerojmë mbështetjen e YPG-së nga Amerika

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar tha se nuk do të lejojnë mbështetjen dhe armatimin nën emrin “partner operacional” të organizatës terroriste YPG, që është provuar me një gjuhë të qartë se është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK (në Siri).

Gjeneralarmate Akar mbajti një fjalim në Mbledhjen e Shefave të Shtatmadhorisë së Komitetit Ushtarak të NATO-s që zhvillohet në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.

“Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojnë mbështetjen dhe armatimin, duke quajtur “partner operacional” organizatën terroriste YPG, që është provuar me një gjuhë të qartë se është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK (në Siri). Ne shpresojmë që do të hiqni dorë sa më parë nga ky gabim” tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë.

Gjeneralarmate Akar, në fjalimin drejtuar homologëve të NATO-s përdori edhe fjalët: “NATO, kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorit, nuk duhet të bëjë diferencim ndërmjet organizatave terroriste”.

“Sa e rëndësishme është lufta kundër DAESH-it, aq e rëndësishme është edhe lufta kundër PKK/PYD/YPG dhe organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY)./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne