Akar: Operacioni “Dega e Ullirit” po zhvillohet sipas të drejtës ndërkombëtare

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar bëri të ditur se operacioni “Dega e Ullirit” është duke u zhvilluar sipas të drejtave në bazë të kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Gjeneralarmate Akar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” bëri inspektime në zonën e Hatay-it.

Sipas komunikatës së bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke gjeneralarmate Akar gjatë inspektimeve u shoqërua nga komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralarmate, Yasar Guler, komandanti i Forcave Detare, admirali, Adnan Ozbal dhe komandanti i Forcave Ajrore, gjeneralarmate, Hasan Kuçzkakyuz.

Duke vënë në dukje se operacioni zhvillohet për të asgjësuar organizatat terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH, gjeneralarmate Akar tha: “Aktivitetet e Forcave të Armatosura të Turqisë janë duke u kryer në bazë të të drejtave ndërkombëtare të bazuara në ‘të drejtën për vetëmbrojtje’ të përshkruar në nenin 51 të kartës së OKB-së dhe sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorit, gjatë operacioneve janë goditur vetëm objektivat terroriste dhe janë duke u marrë masat që civilët/njerëzit e pafajshëm të mos dëmtohen”.

Gjenerali Akar në mes tjerash theksoi se operacioni është duke u zhvilluar në respekt të tërësisë territoriale të Sirisë, ndërsa bëri të ditur se qëllimi tjetër i këtij operacioni është çlirimi i popullit mik e vëlla të këtij rajoni nga torturat dhe dhuna e terroristëve.

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke përgëzoi stafin e ushtrisë për trimërinë dhe sakrificën e treguar gjatë operacionit, ndërsa u uroi sukses./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne