Akar: Qëllimi ynë, ofrimi i paqes dhe stabilitetit në rajon

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar marrëveshjen e arritur në Soçi të Rusisë e ka vlerësuar si një përfitim të madh për shtetet palë të çështjes si dhe për popullatën e rajonit.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i AA-së, Akar në një fjalim të mbajtur në një drekë ku është takuar me ambasadorë të disa shteteve, ka thënë se po kalohet nga një periudhë ku siguria dhe stabiliteti ndërkombëtar po ballafaqohen me rreziqe të rëndësishme.

Duke vënë në dukje se Turqia në të njëjtën kohë po lufton ndaj kërcënimeve të shumta, ministri Akar tha se “Në njërën anë luftojmë kundër FETO-s e PKK/PYD/YPG/KCK-në ndërsa në anën tjetër jemi nikoqirë të më shumë se 3 milionë sirianëve”.

Akar thotë se Turqia respekton integritetin territorial dhe politik jo vetëm të Sirisë dhe Irakut, por të gjithë fqinjëve të saj.

“Por, ne nuk mbëtëm të heshtur që nga këto shtete të kryhen sulme ndaj shtetit tonë dhe nuk do të mbesim edhe pas kësaj. Qëllimi ynë kryesor është ofrimi i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe luftimi i terrorizmit. Duke e bërë këtë, ne tregojmë një ndjeshmëri të madhe për mos dëmtimin e njerëzve të pafajshëm, mjedisit si dhe strukturave fetare dhe kulturore”, tha ministri Akar.

Ai theksoi se organizata terroriste PKK, në të njëjtën kohë nënkupton edhe YPG-në. “Është një strukturë e vetme terroriste, e cila ushqehet nga burimi i njëjtë. Emri i saj në Turqi dhe Irak është PKK, kurse kur kalon në Siri bëhet YPG. Nuk do të lejojmë formimin e një korridori të terrorizmit në rajon dhe përdorimin e lirshëm të këtij vendi nga organizatat terroriste”, tha Akar.

“Besoj se është parandaluar përjetimi i një krize të madhe njerëzore në Idlib”

Akar foli edhe në lidhje me marrëveshjen e arritur dje në mes të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe atij të Rusisë Vladimir Putin në lidhje me “Stabilizimin e Gjendjes në Zonën e Deeskalimit të Idlibit”.

“Besoj se me punën intensive të presidentit tonë është parandaluar përjetimi i një krize të madhe njerëzore në Idlib. Turqia ashtu si që nga fillimi i krizës në Siri edhe në çështjen e Idlibit do të vazhdojë të bëjë atë që është pjesë e saj. Kjo marrëveshje, aq sa është e rëndësishme për mosballafaqimin e Turqisë me ngarkesa të reja, është po aq një përfitim i rëndësishëm për shtetet palë të çështjes, duke filluar nga Rusia, si dhe për popullatën e rajonit”, thotë Akar.

“Aktivitetet në lidhje me pozicionin tonë ushtarak në Idlib, ashtu siç ka ndodhur deri më sot, do të vazhdohen në mënyrë të koordinuar me Rusinë”, tha Akar.

Duke rikujtuar se kundër organizatave terroriste kanë zhvilluar operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, Akar tha se: “Në operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ kemi neutralizuar më shumë se 3.000 terroristë, pjesëtarë të DEASH-it. Turqia është shtet i vetëm që lufton gjoks më gjoksi kundër DEASH-in. Shtetet tjera bombardojnë nga ajri por ne me ushtrinë tonë jemi shtet i vetëm që jemi ballafaquar me DEASH-in një me një. Në operacionin ‘Dega e Ullirit’ kemi neutralizuar afro 5.000 terroristë të PKK-së dhe të DEASH-it”.

Ai shtoi se me këto dy operacione të kryera me sukses kanë parandaluar formimin e një korridori të terrorizmit përgjatë kufirit jugor. “Që në të dy operacionet kemi tregur një ndjeshmëri, të patreguar nga ndonjë shtet tjetër, për mos dëmtmin e civilëve, mjedisit dhe strukturave fetare dhe kulturore”, tha ai.

Kujtojmë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim të zhvilluar dje në Soçi të Rusisë vendosën për formimin e një zone të demilitarizuar në Idlib.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne