Moska Uashingtoni dhe Amani kanë arritur një akord për krijimin e një zonë të uljes së tensioneve në jug të Sirisë.

Përfaqësuesit e Amerikës, Rusisë dhe Jordanisë këtë akord e kanë arritur ditën e shtunë. Muhamed Momani zëdhënës i qeverisë së Jordanisë ka thënë se akordi është një hap i rëndësishëm në përpjekjet trepalëshe për t’i dhënë fund dhunës në Siri dhe krijimin e kushteve për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Bisedimet mes Rusisë Amerikës dhe Jordanisë kanë nisur prej muajit maj me kërkesë të Jordanisë. Deri tani në negociatat trepalëshe është theksuar mbështetja për armëpushimin dhe krijimin e zonave të uljes së tensioneve në jug të Sirisë. Hapi i parë për krijimin e këtyre zonave u ndërmor gjatë negociatave të Astanasë. Në raundin e katër të bisedimeve siriane në Astana u ra dakord për krijimin e zonave të uljes së tensioneve në Siri. Procesi i bisedimeve në Astana mbështetet nga Irani, Rusia dhe Turqia./ PT

16