Akordi mes Hamasit dhe Fatahut për plotësimin e procesit të pajtimit

Lëvizjet palestineze Hamas dhe Fatah kanë arritur një akord për plotësimin dhe përfundimin e procesit të pajtimit kombëtar.

Ditën e dielë delegacione të Hamasit dhe Fatahut, janë takuar për të plotësuar procesin e pajtimit kombëtar të arritur në Kajro të Egjiptit. Në këtë takim është diskutuar për çështjen e dorëzimit të ministrive dhe pagimin para kohe të pagës së punonjësve të rripit të Gazës. Sipas akordit të mëparshëm paga për punonjësit e Gazës duhet të jepet më 5 dhjetor. Lëvizjet Hamas dhe Fatah më 12 tetor 2017 arritën akordin për pajtimin kombëtar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne