Akreditimi, UT s’pranon dështimin – fitore për privatët

Janë njohur vetëm të premten me raportin fillestar te akreditimit, por Universiteti i Tiranës nuk e njeh që tani rezultatin e procesit, duke shpresuar ne përmirësime ne raportin përfundimtar.

Rektorati i UT pranon pikat e dobëta, por këmbëngul se plotëson të gjitha standardet detyruese. Madje, UT thotë se në raport ka gafa edhe në terminologji, pasi sipas manualit të akreditimit, 19 pikat e ashtuquajtura si të dobëta nuk janë kritere detyruese. Po cilat janë standardet që plotëson universiteti i Tiranës dhe cilat jo?

“Një rekomandim është që s’kemi statut. Ne u kemi thënë që institucioni jonë punon në bazë të statutit të 2009, përmirësuar në të gjitha aspektet deri në 2016. Këtë statut jemi duke e përfunduar për shkak të vonesave që vijnë nga aktet nënligjore, një standard që ne e realizojmë. Na thonë që nuk kemi mobilitet të lartë në lëvizshmërinë e studentëve. Edhe kjo nuk qëndron, në bazë të një shkrese zyrtare ne kemi numrin më të madh të studentëve. Aty thuhet që ne kemi mungesë tekstesh, kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh Çlirim Duro, drejtor i Kurrikulave dhe Standardeve në UT.

Universiteti i Tiranës pranon se ka mangësi, por jo të atij lloji që mund të jenë penalizuese për këtë institucion të Arsimit të Lartë.

“Një pikë tjetër është që s’kemi publikuar raportin vjetor. Po ne e pranojmë që këtë vit s’kemi dërguar raport sepse ligji i Arsimit të Lartë në nenin 32 thuhet që kjo bëhet pasi MAS të nxjerrë një udhëzim me afatet përkatëse. Pikë tjetër e dobët është që ne s’kemi qendër shëndetësore. E pranojmë, por kemi qendrën shëndetësore në Qytet Studenti indirekt. një pikë e dobët është uebsite, që nuk është në anglisht.”, shton Duro.

TCH: Çfarë masash ka marrë UT për t’i provuar komisionit anglez dhe bordit shqiptar të akreditimit, të kundërtën?
Duro: Ne kemi bërë një observacion me argumente dhe fakte. do apelojmë vendimin deri në 6 herë.

TCH: Po nëse argumentet e Universitetit të Tiranës nuk reflektohen në raportin final të akreditimit, çfarë do të ndodhë??
Duro: Në të ardhmen do të kërkojmë që të analizohen të gjitha edhe metodologjia nga një komision i jashtëm.

Por jashtë kamerave tensioni ndihet. Shumë prej pedagogëve apo drejtuesve thonë se ndihen të shqetësuar nga ky raport, që për herë të parë vendos këtë Universitet, më të vjetrin në vend, në pozitë të vështirë dhe me pikëpyetje për të ardhmen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne