Aksident masiv në Serbi, 7 të vdekur dhe 49 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Serbi, ndërsa kanë humbur jetën 7 persona dhe 49 të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish në pjesën ndërmjet qyteteve Quprija dhe Jagodina.

Në aksidentin tragjik janë përfshirë mbi 40 automjete të cilat janë përplasur me njëra tjetrën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë fushëpamja e dobët e rrugës për shkak të mjegullës së dendur.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne