Aksident në Elbasan, përfshihet dhe autobusi, rëndë një shofer

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku ka mbetur i plagosur rëndë një shofer.

Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku mjeti me targa AA456TU me drejtues shtetasit R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F.J. Por më pas është përplasur lehtë edhe autobusi me targa AA081TR me drejtues shtetasin G.B.

Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F.J., jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga autobusi fatmirësisht s’ka asnjë të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne