Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Kinë, ku një kamion është përplasur me automjetet që prisnin në vendpagesën rrugore.l

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, një kamion është përplasur me automjetet që ishin duke pritur në një vendpagesë si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e shoferit. Në aksident 15 persona humbën jetën ndërsa 44 të tjerë janë plagosur.

Më tej thuhet se 10 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërkaq edhe 31 automjete tjera kanë pësuar dëme.

Kanë filluar hetimet lidhur me aksidentin.

Burimi: AA

7