Aksidenti i deputetit, reagon PD: Po përpiqet të manipulohen provat, Rakipi mik i ngushtë i Ramës

Pas aksidentit të orëve të para të mëngjesit të sotëm ku deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi për vdekje një 3-vjeçar, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Përmes një deklaratë për mediat PD shkruan se kjo ngjarje po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe po përpqen të manipulohen në favor të Rakipit, pasi ai është një mik i ngushtë i Ramës.

PD shkruan se deputeti ka qenë me shumë shpejtësi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Selia blu ka kërkuar përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtësi për viktimën.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike kerkon zbardhje dhe transparence te plote te nje ngjarjeje te ndodhur sot ne oret e para te mengjesit, ku te dhenat jane se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar per vdekje me makine nje person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po perpiqet te mbahet e fshehte dhe te manipulohen provat dhe vendngjarja ne favor te deputetit qe njihet si mik i ngushte i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kerkon policise se shtetit te beje publike ngjarjen dhe i kerkon prokurorise hetim te plote e te pandikuar politikisht. Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjelle veshtersi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit. Per kete arsye PD kerkon hetim e pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin dhe drejtesi per viktimen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne