Aksidentohet kamioni me emigrantë në Turqi, 19 të vdekur

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një kamion është përmbysur teksa transportonte emigrantë të parregullt në rajonin Menderes të qytetit Izmir në Turqi.

Kamioni po lëvizte nga rajoni Aydın në drejtim të qytetit Izmir dhe pasi ka dalë nga rruga është përmbysur në zonën Değirmençay, të rajonit Menderes.

Ekipet e policisë, shëndetësisë dhe zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje pas njoftimit për aksidentin.

Si pasojë e aksidentit 19 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne