Aksion “Fast and Fourios”, si u kapën shqiptarët me drogë

Dy shqiptarët sot u arrestuan në Itali pasi u kapën me 190 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Të arrestuarit janë një 28 vjeçar një tjetri 26, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Gjatë kontrollit të karabinierëve, shoferi i furgonit reagoi në formë agresive, veprim ky që la dyshime të forta tek autoritetet.

Automjeti u pa duke hyrë pas portës së një shtëpie private dhe pas gjysmë ore, patrulla vijoi ta ndiqte. Pas kësaj, karabinierët zhvilluan një kontroll të imtësishëm, ku më pas arritën të gjenin sasinë e drogës.

Por, krahas informacioneve, policia italiane ka publikuar edhe momentin e arrestimit të shqiptarëve. Karabinierët shfaqen duke kapërcyer muret e shtëpisë, në vendin ku ishte futur furgoni që mbante drogën.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wBlxw0z0K20]

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne