Akt islamofobik ndaj tabelave të dy xhamive në Prishtinë

Një akt islamofobik është kryer ndaj tabelave të Xhamisë Sulltan Mehmet Fatih dhe xhamisë Jashar Pasha në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, të cilat janë të restaruara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Tabela e vendosur në muret e xhamisë të Sulltan Mehmet Fatih (Xhamia e Madhe) dhe ajo në hapësirat e xhamisë Jashar Pasha, të cilat ndodhen në qendër të Prishtinës, janë vandalizuar nga persona ende të panjohura.

Objektiv të këtij atakimi islamofobik ishin tabelat ku shënohej projekti i restaurimit të xhamive nga ana e TIKA-s.

Lidhur me rastin në një deklaratë për media ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke bërë të ditur se “Mbrëmë persona të panjohur kanë atakuar e vandalizuar mbishkrimet e Agjencisë ‘TIKA’ që janë të vendosura në muret dhe hapësirat e Xhamisë së Madhe dhe xhamisë Jashar Pasha në Prishtinë. Cenimi në çfarë do forme i objekteve fetare është akt i shëmtuar dhe i papranueshëm, ndërsa atakimi dhe përdhosja e emrit të Agjencisë ‘TIKA’ e cila ka restauruar këto dy xhami monumentale të mbrojtura me ligj, përveç që është akt qyqar e veprim i ulët, për më tepër si i tillë është veprim i dëmshëm sepse nxit urrejtje, mosdurim ndaj popullit mik turk, përkrahja e mbështetja e të cilit nuk ka munguar për asnjë çast”.

BIK-u duke shprehur mirënjohje ndaj TIKA-s për projektet e realizuara në Kosovë, shpreh keqardhje që individë të caktuar kanë përdhosur emrin dhe logon e tyre.

“Të përdhosësh mbishkrimin e një institucioni që ka restauruar monumentet e trashëgimisë materiale përveç që është vepër e dënueshme ngërthen në vete edhe veti të mosmirënjohjes dhe përbuzje për partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë – për ata që na ndihmuan, përkrahën e mbështetën, gjë që nuk është virtyt e as vlerë e popullit tonë”, thuhet nga BIK-u.

Së fundmi duke e dënuar këtë akt, BIK-u kërkon nga organet kompetente që autorët e këtyre akteve të turpshme të zbulohen dhe sa më parë të nxirren para drejtësisë.

Policia e Kosovës thotë se nuk ka informacione mbi këtë rast.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne