Akt patriotik: serbet sulmojne ambasadorin amerikan ne Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Nishit. Ai u qëllua me letra ku ishte fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin. Protestuesi ishte Dragan Kristic,  Kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriu “Clamp. Teksa po e qëllonte me letra ai ka bërtitur duke thënë fjalët: “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”.

Sigurimi e ka larguar nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar para ndërtesës së Universitetit. Takimi në Universitetin e Nishit ishte organizuar nga klubi serbo-amerikan i miqësisë. Ambasadori Scott në ligjëratën e vet ka vlerësuar se janë të pavërteta mitet mbi Amerikën të cilat i paraqesin tabloidet në Serbi, ato janë shpeshtuar aq shumë sa që populli serb po iu beson atyre.

“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë budallallëqe”, ka deklaruar Scott pas vizitës së Fakultetit të Elektronikës në Nish.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne