‘Akti ndaj gazetares, barbar”, Lubonja i përgjigjet Ramës: Kësaj i thonë të të vrasin natën e të qajnë ditën

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar jo vetëm pas sulmit të djeshëm në banesën e prindërve të gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala, por edhe pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama ndaj këtij rasti.

Në një shkrim për gazetën ‘Panorama’, Lubonja e cilëson reagimin e Ramës si një “privilegj” të madh nga keqbërësit që të vrasin natën dhe të qajnë ditën.

“Lexova që kryeministri që po punon ditë e natë duke ndërtuar me keqbërësit, për keqbërësit e që ka futur në parlament keqbërës, paska cituar ‘barbar’ dhe ‘të patolerueshëm’ aktin ndaj Klodiana Lalës dhe ka bërë thirrje për kapjen e keqbërësve.

Kësaj i thonë që keqbërësit të të vrasin natën e të qajnë ditën.

Privilegj i madh ky, por kur nuk del dot nga tenxherja, mund ta gëzosh edhe këtë privilegj. Për ata që nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo metaforë: Nëse marrim një tenxhere me ujë të zier  dhe hedhim në të një bretkosë të gjallë, ajo kërcen përpjetë nga nxehtësia dhe del jashtë. Nëse marrim një tenxhere me ujë të ftohtë dhe në të fusim një bretkosë, ajo nuk do kërcejë por do të rrijë brenda sepse është në ambientin e saj natyral. Nëse fillojmë ta nxehim gradualisht ujin derisa të arrijmë në temperatura të larta, bretkosa paralizohet dhe nuk del dot jashtë, por ajo vlon në ujë dhe ngordh”, shkruan Lubonja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne