Aktivistët iranianë të anti-terrorit sulmojnë mbështetjen e SHBA-së për MEK

Një grup aktivistësh iranianë të anti-terrorit kanë sulmuar mbështetjen e disa zyrtarëve amerikanë për organizatën terroriste Muxhahedin-e Khalk (MEK).

Në një takim me ambasadorin e Zvicrës në Teheran, Giulio Haas, i cili përfaqëson interesat amerikane në Teheran, një grup përfaqësuesish të Shoqatës për Mbrojtjen e Viktimave të Terrorizmit (ADVT) paraqiti një tregim se si të dashurit e tyre ishin vrarë në incidente të ndryshme terroriste në Iran, veçanërisht nga operacionet terroriste të kryera nga MEK.

“Të gjitha familjet e viktimave të terrorizmit tronditen nga mënyra se si senatorët dhe zyrtarët amerikanë janë të lidhur dhe mbështesin udhëheqësit e MEK, dhe e konsiderojnë atë si një mbështetje e hapur për terrorizmin në arenën ndërkombëtare”, tha një anëtar i ADVT në takim.

Një aktivist tjetër nënvizoi rolin e rëndësishëm të organizatave ndërkombëtare në zbutjen e problemeve të viktimave të terrorit, dhe theksoi se çështja duhet të kthehet në një çështje me interes të madh për bashkësinë globale.

I dërguari zviceran, nga ana e tij, shprehu keqardhje për viktimat e terrorizmit dhe vuri në dukje se ai do t’ua përcjellë mesazhin e tyre zyrtarëve amerikanë.

MEK, grupi më i urryer terrorist midis iranianëve, ka kryer sulme të shumta terroriste kundër civilëve iranianë dhe zyrtarëve qeveritarë gjatë tre dekadave të fundit.

Nga rreth 17,000 iranianë të vrarë në sulme terroriste që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, rreth 12,000 vetë kanë rënë viktima të akteve terroriste të MEK.

Grupi terrorist mbështeti gjithashtu ish-diktatorin irakian, Sadam Husein, gjatë luftës tetëvjeçare të Irakut kundër Iranit në vitet 1980. Grupi gjithashtu e ndihmoi Sadamin në goditjen e tij brutale ndaj kundërshtarëve të tij. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne