Aktivistja serbe: Taksa hiqet javën e ardhshme, marrëveshja Thaçi-Vuçiç në fund të shkurtit

Kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se javën e ardhshme pritet që të pezullohet taksa e Kosovës ndaj gjitha mallrave serbe, si dhe pritet që në fund të shkurtit do të nënshkruhet marrëveshja me tre pika mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas informacioneve që Trajkoviç posedon, një nga pikat e marrëveshjes do të jetë se Serbia nuk ka asgjë kundër që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.

‘Serbët, veçanërisht ata në enklava, janë shumë të frikësuar për të ardhmen e tyre, për atë që po ndodh momentalisht në Prishtinë e që janë biseda aktive dhe presione që vijnë nga sekretari John Bolton ndaj Thaçit, Haradinajt dhe paralelisht ndaj kryeministrit Rama në Shqipëri’, është shprehur Trajkoviç, duke shtuar se javën e ardhshme do të pezullohet taksa ndaj Serbisë dhe anëtarët e Qeverisë do ta mbivotojnë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gjithashtu, Trajkoviç ka shpjeguar edhe situatën në të cilën do të gjendet kryeministri Haradinaj i cili nuk do të heqë dorë nga taksa sipas saj.

‘Ai (Haradinaj) do t’i qëndrojë prapa taksës, por nuk do të ketë zgjedhje, por në këtë mënyrë me mbivotim, Ramush Haradinaj do të shpëtojë veten dhe koalicionin e tij qeverisës’, është shprehur kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën.

Trajkoviç gjithashtu është shprehur se Beogradi praktikisht e ka pranuar që Ushtria e Kosovës është një nga elementet kryesore të sovranitetit të Kosovës.

Këtë deklaratë Trajkoviç e tha duke iu referuar marrëveshjes Kosovë – Serbi të vitit 2013 në të cilën sipas saj thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk kanë të drejtë hyrje në veri të Mitrovicës pa lejen e KFOR-it.

Ajo ka shtuar gjithashtu se “nga ana tjetër, Serbia ka një marrëveshje të ngjashme se forcat ushtarake nuk mund të hyjnë në veri pa miratimin e KFOR-it, kështu kjo jep ndjenjën se veriu do të përcaktohet nga marrëveshja e Thaçit me Vuçiçin në shkurt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne