AKU 1285 inspektime për sigurinë ushqimore 384 masa administrative

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 1285 inspektime për periudhën qershor-gusht, në kuadër të masave te marra për sezonin turistik veror për vitin 2017.

Nga kontrollet e kryera në bare, restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore, janë marrë 384 masa administrative me gjobë dhe paralajmërime për subjektet me mangësi të kushteve higjieno-sanitare, mungesë dokumentacioni, mungesë të librezave shëndetësore të personelit dhe analizës së ujit etj.

Numri më i madh i inspektimeve është kryer në qarqet Durrës dhe Vlorë, për shkak edhe të subjekteve të shumta, që ushtrojnë aktivitetin në këto zona bregdetare. Për çdo shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore, konsumatorëvet mund të denoncojnë pranë portalit online “Inspektori digital”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne