AKU asgjeson 106 ton produkte të skaduara

Dërgohen për ndjekje penale 60 persona

Siguria ushqimore është vënë në qendër të vëmendjes nga ana e Autoritetit Kombëtar te Ushqimit, i cili ka intensifikuar kontrollet. 106 tone ushqime të skaduara janë asgjësuar ne vetëm dy muaj. Shifra u konfirmua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

“Në 2 muaj AKU sekuestroi dhe asgjesoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjesuar nga ana e vetë subjekteve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e kadencës. vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjesimin e mallit”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=EeRWLWLUfhg]

Pavarësisht ndërgjegjshmit, nuk kane munguar as rastet e abuzimeve si nga subjektet tregtare ashtu edhe nga vete inspektoret.

“Vetëm në dy muaj e gjysmë numri i gjobave ka shkuar mbi 1 milion dollarë dhe numri i inspektorëve, veterinerëve e të tjerë që janë çuar në prokurori  në shkallë vendi ka shkuar në 60.

Ministri Peleshi , garantoi se për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne