Akuza e fortë e avokatit ndaj Veliajt: Po investohet që Tirana të kthehet në një nga momumentet më të mëdha të pastrimit të parave në botë

Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Fax News ka deklaruar se qendra e Tiranës po bëhet një zonë ku po bëhet pastrim parash, ndërsa kjo zonë është zgjedhur për shkak se aty është truall publik.

Ai tha se edhe debatet për teatrin ishin pjesë e një skenari të tillë,pasi sipas tij nën pretekstin e të bërit një teatër të ri do të ndërtohen dhe kulla. Disa prej aktorëve sipas Goxhajt janë pjesë e skenarit të kryebashkiakut Veliaj.

“Do të ndërtohet në tokë shtetërore,  është tokë shtetërore, shpikën pretekstin e teatrit për të ndërtuar kullë.

Kemi parë një teatër ku aktorët kanë qenë në lojë, ku i kanë vendosur në një pozitë të vështirë por disa kanë qenë edhe pjesë e skenarit”, tha ai.

Gjithashtu Goxhaj tha se Erion Veliaj gënjen kur thotë se ndërtesa e teatrit përmban asbest pasi e kundërta është vërtetuar në 1999 kur teatrin donte ta prishte Rama.

“Erion Veliaj gënjen kur thotë se në përbërjen e godinës së teatrit ka asbest dhe aktorët janë sëmurur me kancer. U vërtetua në 1999 se teatri nuk kishte asbest, kur Edi rama donte ta prishte, problem është se Erion Veliaj prezantohet në publik sikur i mund të gjithë dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Ka fakte Erion Veliaj mundet kollaj, unë e kam mundur.”, tha ai.

“Erion Veliaj ka shoqërinë civile në xhep, dhe median duket se të gjithë punojnë për të. Vlera e ndërtimit në qendër të Tiranës është një lavatriçe pastrimi parash. Tirana do të jetë një kantier ndërtimi për 4-5 viteve të ardhshme dhe oligarkia do të fuqizohet. Po investohet që Tirana të kthehet në një nga momumentet më të mëdha të pastrimit të parave në botë’, tha ai.

Avokati u pyet edhe për marrëveshjen me Greqinë. Duke komentuar debatin mes qeverisë dhe opozitës greke në Greqi ai tha se grekët e duan shumë vendin e tyre dhe pavarësisht debatit kryesor është interesi I Greqisë. Goxhaj tha se nuk është problem tek kufiri por tek gazi dhe nafta që gjendet në det.

“Është e gjitha teatër, grekët e duan vendin e tyre, ka një divegjencë elektorale. Opozitat greke njihet për luftë shumë të fortë me njëra-tjetrën por mbrojnë interesat e vendit.

Themeli i tyre është interesi i Greqisë. Në të vërtetë mediat serioze greke, revistat që merren me ekonomi kanë deklaruar qartë që bëhet fjalë për një pasuri të madhe nafte e gazi ku Greqia kërkon të drejtën e ekskluzivitetit. Kjo gjë në radhë të parë nuk u intereson shqiptarëve sepse humbin një pasuri të madhe.

Duke marrë parasysh që edhe lajmin e sotëm se një ‘spiun’ është pjesë e grupit negociator, ne jemi përballë një gjigandi ku e humbasim ndeshjen pa e filluar. Ne jemi në 106 vite rrjesht në një kufi, e reja është lufta për naftën dhe gazin, nuk është problem kufijsh. Ne nuk kemi pasur problem kufirin detar përveçse në kohën e Enver Hoxhës që e zgjeroi në 15 milje por u tërhoq pas preionit të amerikanëve. Edi Rama po I shet Shqipërinë Greqisë.

Presidenti Meta ka shansin e jetës ose të bëjë pazare me Ramën dhe të zhytet bashkë me të, ose të rezistojë tha Goxhaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne