Akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve rumunë

Prokurorët rumunë kundër korrupsionit të hënën hapën një hetim të ri kriminal ndaj kryetarit të partisë në pushtet, me dyshimin se ai keqpërdoroi fondet e Bashkimit Evropian.

Zyra e prokurorisë tha në një deklaratë se Liviu Dragnea është dyshuar për abuzime zyrtare për ngritjen e një grupi të krimit të organizuar dhe falsifikimin e dokumenteve për të marrë në mënyrë të paligjshme fondet e BE. Tetë funksionarë të tjerë rumunë po hetohen në të njëjtin rast. Megjithëse ai drejton Partinë Social Demokrate, Dragnea nuk mund të jetë kryeministër për shkak të një dosje të vitit 2016 për manipulimin e votave. Pretendimet e fundit kanë të bëjnë me keqpërdorimin e fondeve nga vitet 2001-2012 kur ai kryesoi këshillin e qarkut Teleorman në Rumaninë jugore. Dragnea, i cili thotë se rastet kundër tij janë të motivuara politikisht, u paraqit para prokurorëve të anti-korrupsionit të hënën. Në janar, Social Demokratët e tij u përpoqën të dekriminalizonin disa vepra të abuzimit zyrtar, duke shkaktuar protestat më të mëdha popullore në Rumani që nga rënia e komunizmit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne