Akuza të ndërsjella në mes SHBA-ve dhe Rusisë në Mynhen

Këshilltari i presidentit amerikan Donald Trumpit për sigurinë kombëtare Herbert Rejmond Mekmaster ka deklaruar në konferencën e sigurisë në Mynhen se akuzat federale tregojnë se SHBA-të po bëhen:” më të aftë në hyrjen në gjurmë të prejardhjes së spiunimit dhe subversionit. Sikurse mund të shihni në bazë të akuzës së FBI-së, dëshmia tani është me të vërtetë e pamohueshme dhe në dispozicion në fushën publike”, ka thënë Mekmasteri delegatit rus në konferencë.

Vetëm disa minuta më parë, ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrovi në konferencë të njëjtë, ka hedh poshtë akuzat amerikane si”thashetheme të thjeshta”.”Nuk kam përgjigje. Mund të publikoni çfarë të doni, dhe po shohim se akuzat dhe deklaratat po shtohen e shtohen”, ka thënë Lavrovi, në pyetjen që të komentojë akuzat për përpjekjet e shtetasve rus që të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

Akuza federale të cilën të premten e ka publikuar prokurori special Robert Maler përmban akuzat më të hollësishme gjer tani për përzierjen antiligjore ruse gjatë fushatës 2016, pjesërisht me qëllim që të ndihmojnë kandidatin republikan Donald Trumpin që të fitojë rivalen demokrate Hillari Klintonin. Lavrovi sot ka thënë se zyrtarët amerikan duke përfshirë edhe nënkryetarin Majk Pens, kanë thënë se asnjë shtet nuk ka ndikuar në rezultatet zgjedhore në SHBA-të.

“Gjersa nuk shohim fakte, gjitha të tjerat janë thashetheme, kërkoj falje për këtë shprehje”, ka thënë Lavrovi duke dënuar”mitin iracional për kërcënimin global rus, gjurmët e të cilëve gjenden gjithkund, nga Brexiti gjer te referendumi katalonas”.

Mekmaster dhe Lavrovi janë drejtuar pjesëmarrësve të konferencës e cila ka tubuar liderët botëror, zyrtarët nga fusha e mbrojtjes dhe diplomatët, të dytë pas fjalimeve të mbajtura, gazetarët i kanë parashtruar pyetje të shumta për akuzën amerikane dhe zgjerimin e sulmeve sajberike. Mekmasteri ka komentuar edhe aluzionin se SHBA-të do të mund të bashkëpunojnë me Rusinë në çështjet e sigurisë sajberike.

“Jam i befasuar se ekziston ndonjë eksperti rus sajberik në dispozicion duke pas parasysh në atë se sa është shumica e tyre në minimin e demokracive tona në Perëndim. Për këtë kisha thënë se do të kishim dëshirë të kemi dialog sajber kur Rusia të jetë e sinqertë”, ka përfunduar Mekmasteri.

Burimi : Global Cir/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne