Akuzat e PD, zv.ministrja: Policia nuk ka favorizuar asnjë

Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko ka reaguar sërish sot pas deklaratës së PD për policinë në rastin e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist që u arrestuar dje për përndjekjen e vajzës.

Kuko thotë se policia ka zbatuar ligjin dhe nuk ka fshehur asgjë.

“Pra…. ca deshëm vërtetuam – Policia ka zbatuar ligjin. Nuk ka fshehur asgjë, nuk ka favorizuar asnjë. Ka marrë kallëzim dhe e ka referuar rastin në Prokurori”, shkruan Kuko.

Sot Partia Demokratike deklaroi është mashtrim qëndrimi i Policisë se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar. Pasi, ligji e detyron policinë që, për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne