Akuzat për ryshfet, Isufi padit firmën që po ndërton te lulishtja

Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, ka paditur në gjykatë kompaninë “Arlis” e cila po ndërton pallatet te Rruga e Kavajës, pas akuzave që ky i fundit bëri pak ditë më parë, se i ka kërkuar ryshfet në këmbim të lejes së ndërtimit, kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Basha.

Armando Lilo, administrator i kësaj kompanie, akuzoi Isufin, se i kishte kërkuar një pjesë të truallit te lulishtja pranë policisë bashkiake në Tiranë, në këmbim të dhënies së lejes për të ndërtuar një kompleks me pallate shumëkatëshe.

Akuza është hodh poshtë menjëherë nga Erion Isufi, i cili tashmë ka paditur në gjykatë kompaninë ndërtuese “Arlis” duke kërkuar nga drejtuesi i saj një dëmshpërblim në shumën e 1.000.000 lekëve, si dhe përgënjeshtrim të lajmit në portalet e publikuara.

padija

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne