Al Jazeera pezullon dy gazetarët që publikuan videon ku tregoheshin mashtrimet me Holokaustin

Al Jazeera pezulloi nga detyra dy gazetarë për shkak të një videoje që kanë prodhuar, duke i mohuar faktet e Holokaustit.

Transmetuesi i financuar nga Katari e publikoi videon në shërbimin e tij online AJ+ në gjuhën arabe.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjashtë milionë hebrenj janë vrarë nga nazistët.

Në videon e Al Jazeeras thuhej se numri është ekzagjeruar dhe se Izraeli është “fituesi më i madh” nga gjenocidi.

Folësi në video po ashtu pyet se “përse fokusi është vetëm tek ata”, duke iu referuar viktimave hebreje, dhe thotë se komuniteti i përdor “burimet financiare dhe institucionet e mediave për të vendosur vëmendje të veçantë mbi vuajtjet e hebrenjve”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Emmanuel Nahshon, tha se videoja përhap “gënjeshtra dhe ligësi”.

Videoja është publikuar të premten edhe në llogaritë e AJ+ në Facebook dhe Twitter.

Al Jazeera tha përmes një deklarate se e ka “fshirë shpejt” atë, pasi “ka shkelur standardet editoriale të rrjetit”.

Drejtorja menaxhuese e kanalit AJ+, Dima Khatib, shtoi se videoja “është prodhuar pa mbikëqyrje të duhur”./rel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne