Al Thani: Katari do të qëndrojë fuqishëm përballë planeve të Arabisë Saudite

Ministri i jashtëm i Katarit ka thënë se Arabia Saudite dhe përkrahësit e saj janë duke tentuar të shkatërrojnë Dohën, por nuk do të mund të arrijnë këtë qëllim.

Mohamed bin Abdulrahman Al Thani tha të dielën se Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni përmes sanksioneve synojnë izolimin e Katarit, por ata nuk do t’i realizojnë qëllimet e tyre sepse Doha nuk do të dorëzohet përballë këtyre komploteve. Katër vende me një deklaratë të përbashkët kanë futur në listën terroriste emrat e 12 grupeve dhe 59 personave prej të cilëve 18 janë katariotë. Qeveria e Katarit me një deklaratë zyrtare ka hedhur poshtë këtë listë duke e cilësuar atë të pabazë dhe ka shtuar se qeveria e Dohas në luftën kundër terrorizmit vepron me më shumë seriozitet sesa Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet apo Bahrejni./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne